
42 magjistratë të rinj u shtohen gjykatave në vend. Siç njofton Këshilli i Lartë Gjyqësor, emërimi i tyre si magjistratë gjyqtarë ishte bërë tre muaj më parë, por këtë të mërkurë, 22 tetor, u caktuan në detyrë. Gjyqtarët e rinj do të shpërndahen në 11 gjykata të ndryshme të vendit.
“Këshilli i Lartë Gjyqësor, KLGJ, miratoi të mërkurën projekt-vendimet për caktimin në detyrë të 42 magjistratëve të rinj, që përfunduan Shkollën e Magjistraturës në vitin akademik 2024-2025. Emërimi i tyre si magjistratë gjyqtarë u krye më 31 korrik, por caktimi në detyrë është bërë vetëm sot, pas gati 3 muajsh. Ceremonia e betimit pritet të bëhet nesër“, thuhet në njoftimin e KLGJ.
Shpërndarja e gjyqtarëve është si më poshtë:
-tre pozicione në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat;
-shtatë pozicione në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan;
-shtatë pozicione në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier;
-dy pozicione në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër;
-dy pozicione në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë;
-dy pozicione në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës;
-katër pozicione në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë;
-një pozicion në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë;
-pesë pozicione në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër;
-dy pozicione në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë;
-shtatë pozicione në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Lushnje.
Start News