Aktualitet dhe Lajme

24 janari, Dita Ndërkombëtare e Arsimit

Share

Në kalendarin e Kombeve të Bashkuara, 24 janari është Dita Ndërkombëtare e Arsimit.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, shpalli 24 janarin si Ditën Ndërkombëtare të Arsimit, duke ia njohur meritat për arritjen e paqes dhe zhvillimit dhe duke e njohur si një e drejtë e njeriut, një e mirë publike dhe një përgjegjësi publike.

E drejta për arsim, është e sanksionuar në nenin 26 të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut.

Deklarata bën thirrje për arsim fillor falas dhe të detyrueshëm. Konventa për të Drejtat e Fëmijës (1989), shkon më tej, duke përcaktuar se vendet duhet ta bëjnë arsimin e lartë të arritshëm për të gjithë.

Sipas OKB-së, Arsimi është çelësi i zhvillimit të qëndrueshëm.

Arsimi u ofron fëmijëve një shkallë për të dalë nga varfëria dhe një rrugë drejt një të ardhmeje premtuese.

Por rreth 244 milionë fëmijë dhe adoleshentë në mbarë botën janë jashtë shkollës; 617 milionë fëmijë dhe adoleshentë nuk mund të lexojnë dhe bëjnë matematikë bazë; më pak se 40% e vajzave në Afrikën Sub-Sahariane përfundojnë shkollën e mesme të ulët dhe rreth katër milionë fëmijë dhe të rinj refugjatë janë jashtë shkollës.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button