Aktualitet dhe Lajme

Zhurmues dhe bllokim të foltores, deputetët e opozitës rikthejnë skenarin për bllokimin e seancës parlamentare

Share

Ka zgjatur vetëm 7 minuta seanca e sotme plenare, pasi Rithemelimi vijoi me skenarin e kaosit të zhurmueseve.

Deputeti i Rithemelimit, Flamur Noka ka vijuar me skenarin e tij të përhershëm të bllokimit të seancës plenare, duke u përplasur fizikisht me Gardën e Republikës dhe duke mos i lënë deputetët e mazhorancës të mbajnë fjalën e tyre.

Ai i ndërpreu fjalën deputetit socialist, Vullnet Sinajt duke përdorur bilbil në mikrofonin e tij teksa ky i fundit po mbajte fjalim lidhur me problematikat e qytetarëve të evidentuara në terren.

Lajm në përditësim…




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button