Aktualitet dhe Lajme

Zgjidhet Kryetari i Këshillit të Bashkisë Mat

Share

Është mbledhur sot këshilli i ri i Bashkisë së Matit, i dalë nga zgjedhjet lokale të 14 Majit. Kostituimi i këshillit nisi me zgjedhjen e komisioneve të përhershme si ai i mandateve dhe i votimit.
Më pas këshilli vendosi të zgjedhë drejtuesin e tij mes dy kandidaturave, Altin Bojni nga Partia Sovialiste dhe Aranit Shpani nga Partia Aleanca Demokristiane.
Kandidati Altin Bojni mori 17 vota, kandidati Aranit Shpani 1 votë dhe 3 vota të pavlefshme.

Procedura vijon me zgjedhjet e zëvendëskryetarëve.


Huazuar nga MatTv

Artikuj të ngjashëm

Back to top button