Aktualitet dhe Lajme

Zanatet po shkojnë drejt zhdukjes, pasi njerëzit edhe në kovaçhane shkruajnë emrin në listë

  Zanati i kovaçit ka ardhur në zhdukjen në dekadat e fundit e kjo për shkak të zhvillimit të teknologjisë në të gjithë botën. Ndryshe nga para viteve 90-të, tashmë në vendin tonë futen mjete bujqësore të prodhuara nga fabrikat, por shumë banorë aty ku ka ende, përdorin kovaçët për të prodhuar veglat e punët. Një ndër familjet që e mban gjallë ende këtë zanat është edhe ajo Caka nga fshati Homesh i Njësisë Administrative Shupenzë në Bashkinë e Bulqizës. Kryefamiljari Kujtim Caka thotë se me këtë zanat ka mbajtur familjen e tij me të ardhura ekonomike. Por vitet e fundit, puna ka rënë dhe se banorët e fshatrave nuk kanë më mundësi ekonomike si më parë. Sipas Kujtimit, ashtu siç ndodh në dyqane ushqimoresh edhe ai ka një listë borxhesh.

  Ashtu siç ai e ka trashëguar si zanat nga të parët, Kujtimi dëshiron tja lërë edhe ai fëmijëve.

Edhe djali i Kujtimit, Klodiani punon në kovaçhane. Ai shpreson që puna të rikthehet pasi vitet e fundit ka rënë ndjeshëm për shkak të largimit masiv të banorëve jashtë vendit.

  Ky zanat është ndër më të vjetrit, por që fatkeqëisht po shkon drejt zhdukjes.


Huazuar nga MatTv

Back to top button