fbpx
Aktualitet dhe Lajme

Vrau kalin me çekiç dhe postoi videon në internet, nis procedimi për 53-vjeçarin nga Lushnja

Share

Ka nisur procedimi penal për një 53-vjeçar nga Lushnja, pasi vrau kalin e tij, duke e goditur disa herë me çekan.

Duke mos u mjaftuar me veprimin mostruoz, Dritan Gjyla e hodhi videon e dhunimit në internet, por më pas u pendua dhe e fshiu. Ndërkohë, pamjet bënë xhiron e rrjetit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. Gj., 53 vjeç, banues në Lushnjë, për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshëve”, pasi ky shtetas është shfaqur në një video të publikuar në rrjete sociale, duke goditur me sende të forta, një kafshë shtëpiake (kalë)”, njofton policia.

Huazuar nga Albeu.com

Back to top button