Aktualitet dhe Lajme

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Apeli rihap pjesërisht procesin gjyqësor ndaj Paplekajt

Share

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka pranuar që të rihapë pjesërisht procesin gjyqësor për Arbër Paplekajn, cili është shpallur fajtor për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, 4 ditë para zgjedhjeve të 25 Prillit.

Bëhet me dije se gjykata ka pranuar kërkesën e Paplekajt për kryerjen e një ekspertimi kriminalistik nga ekspertë të fushës. Kështu Gjykata rihap pjesërisht shqyrtimin gjyqësor ndaj Paplekaj.

Nga i pandehuri me iniciale A.P, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit të shkallës së parë. Përsëritjen e shqyrtimit gjyqësor, të rindërtohet vendi i ngjarjes, gjë që do të ndihmojë gjykatën të sqarojë mekanizimin e ngjjarjes, të vendoset dhe kryerja e një ekspertimi balistik që të përcaktojë këndin e përdorimit të armëve, drejtimin e  qitjes, pozicionin dhe vendodhjen e qitësave, bazuar në tre grupimet e gëzhojave të fiksuara në vendngjarje. Ndryshimin e cilësimit juridik të veprës penale të kryer nga i pandehuri, nga ajo e parashikuar nga neni 79 i K.Penal në “Vrasje e kryer në kushtet e tronditjes së fortë psikike”, parashikuar nga neni 82 i K.Penal”, thuhej në kërkesën e Paplekajt.

Ndër të tjera në seancën e sotme është vendosur që Gjykata para se të dalë në një përfundim të marrë informacion në lidhje me dy shtetasit, të cilët akuzohen për “Dëshmi të rreme”.

Kujtojmë që Gjykata ka dënuar me 22 vite burg, ish-efektivin e RENEA-s Arbër Paplekajn. Ndërkohë, Gjykata ka dënuar me nga 1 vit shërbim prove dy ish-nën drejtorët, Nikollaq Palla dhe Albert Nushi dhe 8 muaj “shërbim prove” për 6 efektivët e forcave ‘Shqiponja’, Dedion Durakun, Pëllumb Biçakun,  Erion Ballën, Erion Meçjen, Donald Dedjen dhe Besmir Kadiun.

Arbër Paplekaj akuzohet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit dhe mbi të rëndojnë veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose më shumë personave dhe në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave”, “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit, e mbetur në tentativë”, “Heqja e paligjshme e lirisë e kryer me dhunë” në bashkëpunim.

Ngjarja e rëndë në Elbasan ka ndodhur pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021, ku siç u tha pati shkëmbim zjarri kur u kap makina e shtabit të PS-së nga Struktura e Mbrojtjes së votës, e ngritur nga PD, duke shpërndarë para në këmbim të votës.

I vrarë mbeti Pjerin Xhuvani, u plagos efektivja Xhensila Sota dhe tre persona të tjerë.

Paplekaj pranoi krimin dhe u vetëdorëzua në Repartin e Forcave RENEA në Tiranë duke thënë se qëlloi për vetëmbrojtje pasi u qëllua më parë nga persona që sipas tij po blinin vota.

A ju ndihmoi ky artikull?

PoJo


huazuar nga newsbomb.net

Back to top button