Aktualitet dhe Lajme

Video/ Weghorst i jep fitoren, Verbruggen e mbron: Holanda debuton me vuajtje ndaj Polonisë

Share

Holanda mposhti 2-1 Poloninë në ndeshjen e parë të Grupit D të Euro 2024, duke marrë menjëherë kryesimin në një grup ku bëjnë pjesë edhe Franca dhe Austria. Polakët e thyen ngërçin në minutën e 16′ falë goditjes me kokë të Buksa, në zhvillimet e një këndore të Zielinsk. Sidoqoftë, intensiteti më i madh i lojtarëve të Koeman u shpërblye në minutën e 29′, kur Gakpo mposhti Szczesny, deri atëherë të pakalueshëm, me një goditje të devijuar. Në pjesën e dytë ndeshja vazhdoi në linjat e ekuilibrit deri në hyrjen e Weghorst, i cili topin e parë që preku e dërgoi në rrjetë për golin e fitores (82′).

Holanda e Ronald Koeman fiton me përmbysje, duke mposhtur Poloninë 2-1 në ndeshjen e parë të Grupit D të Kampionatit Evropian 2024. Vendosi ndeshjen një gol shtatë minuta nga fundi i Weghorst, por edhe pritjet e portierit Verbruggen. Polonia kaloi në epërsi me Buksa, falë një goditjeje me kokë nga këndi në minutën e 16 të ndeshjes. Pa Lewandowski (në pankinë) dhe Milik (të operuar) polakët nuk hoqën dorë nga sulmet, duke evidentuar edhe limitet e prapavijës Oranje. Skuadra e Koeman megjithatë ka kualitet: Gakpo barazoi në minutën e 29′ pas një goditje të devijuar.

Lexo më tejVideo/ Fjalimi i pamëshirshëm i Deschamps me lojtarët në pushim kundër Gjibraltarit: e po fitonin 7-0

Ndeshje e madhe e Szczesny, që shpëtoi të paktën katër gola të tulipanëve, përpara se të rrëzohej nga devijimi nën portë i weghorst në minutën e 83′. Protagonist edhe portieri i Holandës Verbruggen, që shpëtoi disa herë rezultatin dhe lejon Koeman të presë i qetë ndeshjen debutuese të Francës, rivalja kryesore.



Huazuar nga Lapsi.al

Back to top button