Aktualitet dhe Lajme

Video/ “Qepe gojën, tullac mu*i”: plas sherri mes Calzona e Rice në fund të Angli-Sllovaki

Share

Finalja e ndeshjes rokamboleske Angli-Sllovaki ishte shumë e tensionuar, diçka e pritshme për mënyrën si rrodhi sfida. Anglia barazoi vetëm në minutën e 95′ falë zotësisë së Bellingham që shënoi duke e çuar ndeshjen në kohën shtesë. Pastaj rezultatin 2-1 e fiksoi Kane menjëherë në fillimin e shtesës së parë. E pastaj ndodhi gjithcka sapo përfundoi takimi me teknikun Francesco Calzona dhe mesfushorin e Tre Luanëve Declan Rice që u përfshinë në një sherr mes tyre.

Në bilbilin e fundit të ndeshjes në Veltins-Arena të Gelsenkirchen, trajneri i Sllovakisë, Francesco Calzona, ish-trajneri i Napolit, shkoi drejt arbitrit të ndeshjes, arbitrit turk Meler, për të kërkuar shpjegime për disa episode të ndeshjes. Nga këtu lindi reagimi i Declan Rice, i cili e urdhëroi të mbyllte gojën (“shut up”), duke e shoqëruar ftesën me disa ofendime, duke përfshirë – sic raporton Gazzetta dello Sport – edhe një “tullac mu*i”. Megjithatë, tensioni më pas fatmirësisht u ul përpara se situata të degjeneronte.



Huazuar nga Lapsi.al

Back to top button