Video/ Mbappe gjakoset, Wober dënon Austrinë: Franca e nis me fitore e shumë vuajtje
Franca e nis mirë Euro 2024, duke mposhtur Austrinë 1-0 në ndeshjen e parë të Grupit D. Takimi i ekuilibruar, edhe pse me një lloj nuance në favor të Bleus të Didier Deschamps, u zgjidh vetëm nga autogoli i Wober (38′). Në Dusseldorf, megjithatë, Mbappé dhe Thuram i falën disa herë të besuarit e Rangnick, që kishin mundësinë më të mirë në pjesën e parë me Baumgartner. Një sukses që lejon nënkampionët e Botës t’i përgjigjen menjëherë Holandës (që fitoi ndeshjen e tyre kundër Polonisë). E kalendari i Euro 2024 do t’i shohë menjëherë të dy të përballen në ndeshjen e dytë, për një përplasje që tashmë mund të vendosë fituesin e grupit.
Lexo më tej: Video/ Weghorst i jep fitoren, Verbruggen e mbron: Holanda debuton me vuajtje ndaj Polonisë
Një fitore e ngushtë dhe e luftuar. Por për Francën është mire edhe kështu. Edhe pse mund të pritet diçka më shumë nga një kombëtare e cilësuar si një nga favoritët e mëdhenj. Dhe jo vetëm nga pikëpamja e rezultatit, por mbi të gjitha në lojë. Në fund, tre pikët, që janë thelbësore, nuk erdhën me golin e kampionit Mbappé, i cili u largua në fund me hundë të gjakosur dhe me shumë gjasa të thyer, por me autogolin e Wober. Kështu Austria mbeti pa gjë, pa krijuar ndonjëherë mundësi mjaftueshëm të dobishme, për të shqetësuar nën kampionët e botës.
Huazuar nga Lapsi.al