Aktualitet dhe Lajme

VIDEO / Lëvizte i armatosur, arrestohet i riu në Elbasan, iu gjetën 1000 fishekë dhe…

Share

Tre muaj hetime me metoda proaktive të policisë së Elbasanit që synonin goditjen e një rasti të trafikut të armëve janë finalizuar këtë të enjte, teksa në pranga ka rënë një 28-vjeçar.

I riu është arrestuar në flagrancë teksa lëvizte me një makinë, në të cilën janë gjetur 1 armë zjarri pistoletë, 1000 fishekë luftarak të kalibrave të ndryshëm, 4 krehra armësh, 2 kapsolla detonatore, 1 jelek antiplumb si dhe një sasi lënde narkotike e llojit kanabis.

Si rezultat i një hetimi të kryer me metoda proaktive, për 3 muaj, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, hetim i cili u iniciua në bazë të informacioneve nga inteligjenca policore, të siguruara në vijim të punës për të garantuar sundimin e ligjit në territor, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme i DVP Elbasan finalizoi operacionin policor të koduar “Kalibri”. Gjatë këtij operacioni u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi G. L., 28 vjeç. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se ky shtetas i posedonte këto sende, me qëllim trafikimin.

I riu akuzohet për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

/a.r


Huazuar nga Javanews.al

Back to top button