Aktualitet dhe Lajme

Video/ “Jo vetëm i bukur në fushë por edhe i pistë”: Gjimshiti kërkon të bëhet “Italian” kundër Kroacisë

Share

“Gjëja e parë që mund të them është që Kroacia është në rolin e favoritit. Çdo gabim i vogël apo problem që ke në fushë, do të të bëjnë gol dhe ndryshon loja menjëherë. Ne ishim pak në shok në ndeshjen e parë dhe besoj se duhet të ndryshojmë këtë ndaj Kroacisë”. Berat Gjimshiti flet prerazi pa bërë lojëra fjalësh. Qendërmbrojtësi e ka të qartë cfarë kërkohet në ndeshje si kjo: “Besoj se psikologjia është me rëndësishme në këtë moment se lodhja fizike, se bën ndryshimin në lojë. Unë kam më shumë vite, eksperiencë më të madhe, mundohem të ndihmoj më të rinjtë se këto gjëra ndodhin e do të kesh ndeshje të tjera në jetë që mund të jenë më keq se me Italinë ndaj duhet të vazhdosh”.

Gjimshiti tregon se e ka përvetësuar mirë sistemin e lojës Italian, vetëm se edhe skuadra duhet ta aplikojë në raste të tilla: “Kam thënë edhe pas pjesës së parë me Italinë, e linim shumë thjeshtë në zonën tonë. Në këto ndeshje duhet të kesh eksperiencë dhe duhet t’i ndalësh ritmin kundërshtarit. Nuk duhet të jesh vetëm i bukur në fushë por edhe i pistë”.

Lexo më tejVideo/ “Ndoshta nesër fitojmë, kush e di”: Sylvinho motivon kuqezinjtë dhe sfidon Modric: “I kemi studiuar”

Në fund një batutë për shokun e skuadrës te Atalanta, kundërshtar nesër me Kroacinë: “Pasaliç? Kur kam qenë në ekip bashkë sigurisht kemi bërë shaka, gjëja që ka mbetur në kokë është që tha se Kroacia nuk ka luajtur kurrë kundër Shqipërisë dhe besoj që do të jetë shumë e bukur. Kemi qeshur bashkë e do shihemi në fushë, është një djalë i mirë që e njoh prej 6 vitesh a më shumë”.



Huazuar nga Lapsi.al

Back to top button