Aktualitet dhe Lajme

Video/ Gjesti i shëmtuar i CR7 ndaj Çekisë: Portugalia fitoi ndeshjen, Ronaldo humbi imazhin

Share

Cristiano Ronaldo është ende në qendër të vëmendjes, edhe pse me 39 vitet e tij tashmë në fund të një karriere brilante. Por këtë herë portugezi është në ciklonin e kritikave për një gjest të shëmtuar ndaj portierit të Çekisë, në ndeshjen hapëse të Portugalisë së tij në Euro 2024.

Cristiano Ronaldo dhe Portugalia vuajtën shumë në debutimin kundër Republikës Çeke, duke marrë fitoren vetëm në kohën shtesë. Ndoshta për shkak se dy minuta para golit të fitores të shënuar nga Conceiçao, luzitanëve iu anulua një gol, për pozicion jashtë loje pikërisht të CR7. E kështu, pas golit në shtesë që i dhuroi fitoren në debutim teknikut Martinez, Ronaldo bëri një veprim antisportiv kundër portierit Jindricc Stanek. Sulmuesi i Al Nassr i drejtoi dorën e mbledhur grusht para fytyrës së portierit që ishte dëshpëruar për pësimin e golit. E shëmtuar për një lojtar të madhështisë së CR7.

Lexo më tejVideo/ Euro 2024, Portugalia kalon 2-1 me përmbysje Çekinë: CR7 i anulohet golit, e zgjidh Conceiçao në shtesë

Askujt nuk i ka pëlqyer ky gjest i tij, që ka ngjallur polemika në rrjetet sociale. Kapiteni i Portugalisë është shënjestruar nga përdoruesit që e kanë masakruar me fjalë si “mburraves”, “pa klas”, madje duke sjellë në vëmendje se nëse gjesti do të bëhej nga portieri i Argjentinës
Emi Martinez do të quhej joprofesional, ndërsa kur e bën Cristiano Ronaldo quhet pasion.





Huazuar nga Lapsi.al

Back to top button