Aktualitet dhe Lajme

Video / Euro 2024: Penalltitë i buzëqeshin Francës, Felix gabon ndërsa Theo dërgon Les Bleus në gjysmëfinale

Share

Franca i bashkohet Spanjës në gjysmëfinalen e Euro 2024. Les Bleus u kualifikuan  falë suksesit të arritur me penallti (3-5) ndaj Portugalisë në çerekfinale. Në Volksparkstadion të Hamburgut, ndeshja u ndez në pjesën e dytë me raste nga të dyja palët. Por rezultati mbeti i pandryshuar duke i çuar ekipet në shtesa.

Edhe shtesat nuk prodhuan gol në rastet që krijuan dhe pas 120 minutave në total i gjthë takimi u mbyll 0-0. Për kthesën u desh të prisnim goditjet e penalltive për të përcaktuar emrin e skuadrës që do të ndeshej me Spanjën në gjysmëfinale.

Aty, diferencën e bëri vetëm goditja e Joao Felix, e cila u ndal nga shtylla. Ndërsa Les Bleus realizuan të 5 tentativat e tyre, duke prerë biletën për në turin tjetër.

Video/ Aufiderzein Gjermani, Spanja bëhet gjysmëfinalistja e parë: fitore në minutën e 118’ mes polemikave



Huazuar nga Lapsi.al

Back to top button