Aktualitet dhe Lajme
Vajza e Donald Trumpit, Tiffany Trump realizon fotosesionin e shtatzënisë në studion e fotografit shqiptar Fadil Berisha në New York

Tiffany Trump, vajza e presidentit amerikan Donald Trump, ka realizuar së fundmi një fotosesion të veçantë artistik me fotografi shqiptar me famë botërore, Fadil Berisha, në qytetin e New Yorkut.
Ka qenë vetë Berisha ai që ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram disa prej imazheve nga ky bashkëpunim, duke shfaqur Tiffany-n rrezatuese në pritje të ëmbël.
E veshur me një fustan elegant rozë dhe duke përqafuar barkun e saj të rrumbullakosur, Tiffany paraqitet në një dritë plot ndjeshmëri dhe elegancë – një homazh i bukurisë së nënës së ardhshme.