UK Dibër, aksion për paligjshmërinë në rrjetin e ujit të pijshëm

Drejtoria Rajonale e Ujësjellës-Kanalizimeve për Qarkun Dibër ka ngritur një task-forcë për të ndërprerë lidhjet e paligjshme dhe për ndërprerjen e ujit për debitorët. Aksioni i cili pritet të shtrihet në të katër bashkitë e këtij Qarku, momentalisht po zhvillohet në Bashkinë e Klosit, pasi prej vitesh është akumuluar debi qoftë nga abonentët biznes por edhe ato familjarë. Drejtuesi i task-forcës për Klosin, Bardhyl Çela tha se puna po vijon prej tri ditësh ku është bërë ndërperja e ujit për debitorët si dhe janë kontrolluar linjat për lidhje të paligjshme. Sipas tij, në këto tri ditë si pasojë e aksionit janë arkëtuar në arkën e ujësjellësit mbi 5 milion lekë të vjetra më shumë.
Pas kontrollit të të gjithë abonentëve në qytetin e Klosit aksioni pritet të shtrihet edhe në fshatra. Të gjithë abonentët që nuk kanë paguar prej kohësh, do t’ju ndërpritet furnizimi me ujë të pijshëm nëse nuk shlyejnë debinë që kanë krijuar.
Huazuar nga MatTv