Aktualitet dhe Lajme

U dhunua barbarisht nga disa persona, del nga koma Sokol Mëngjesi, mjekët shprehen optimistë

Share

Avokati Sokol Mëngjesi ka dalë nga gjendja e komës ditën e sotme, gjendje në të cilën ndodhej prej ditësh pasi u dhunua barbarisht nga disa persona.

Mëngjesi mësohet se ka reaguar mirë, ndërsa mjekët në spitalin ku ai ndodhet janë optimistë për përmirësimin e gjendjes së tij.

Avokati u transportua rreth një javë më parë nga spitali i Traumës me avion privat sanitar drejt një spitali në Athinë për mjekim të specializuar.

Mëngjesi ka marrë goditje me mjete të forta, doreza hekuri, në kokë dhe trup, të cilat i kanë shkaktuar hematoma të rënda.

Sipas rindërtimit të ngjarjes që ndodhi në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet, 3 persona kanë kryer sulmin ndaj avokatit, një i ka pritur me makinë, ndërsa një i pestë është ndaluar si organizator i sulmit.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button