Aktualitet dhe Lajme

“Taksitë dhe dyqanet e modës bëjnë pastrim parash”, trondit avokati: Njerëzit nuk blejnë dot aq shtrenjtë

Share

Shërbimi taksi dhe dyqanet e modës në Tiranë janë përfshirë në pastrimin e parave në vend. Këtë e bëri të ditur avokati Kujtim Cakrani në “Jetë Shqiptare” në RTSH, ku tha se së fundi edhe këto shërbime janë futur në këtë skemë duke rritur ekonominë informale.

Duke e cilësuar si një dobësi të shtetit, avokati Cakrani tha se një njeri më punë të ndershme nuk mund të fitojë dot aq para sa të blejë në dyqanet e luksit.

“Pastrimi i parave bëhet në të gjitha formave. Edhe shërbimi taksi bën pastrim parash, bëjnë të gjitha dyqanet e modës në Tiranë ku gjithë ditën nuk futet asnjë njeri. Bëhet me shërbimet pasi ti nuk e vërteton dot sa mund të fitojë një taksi në muaj apo vit. Me këtë ekonomi në Shqipëri nuk e kanë luksin shqiptarët të blejnë në dyqanet e modës. Ekonomia informale në Shqipëri është pikërisht për shkak të këtyre. Është e pamundur që me punë të ndershme të bësh këtë luks. Kjo është dobësi e shtetit që nuk i mban këta të kontrolluar pasi çdo njeri që fiton duhet të paguaj taksat dhe duhet të jetë nën mbikqyrjen e shtetit sa i ka të ardhurat”, tha Cakrani.

Duke folur për sekuestrimin e 50 milionë euro pasuri të Kristina Boçit, i cili reklamonte jetën e luksit, avokati tha se fatkeqësisht këto shembuj po bëhen model për të rinjtë në të gjithë botën.

“Hetimet do të shtrihen tek ai te rrethi familjar. Në botë bëhen të pasur kur bën një shpikje të caktuar dhe natyrisht edhe ata nuk besoj që bëjnë një jetë kaq të reklamuar dhe kaq luksoze. Nuk e tregojnë luksin e tyre. Kjo lloj jete nxit dyshimet se diçka nuk shkon dhe prokuroria nis hetimet. Rinia është larguar nga shkolla dhe librat pasi influencohen nga personazhe të botës së krimit që bëjnë luksin menjëherë. Këto janë influecuesit më të mëdhenj te të rinjtë, janë model për ta. Nuk është fenomen vetëm shqiptar”, tha ai.


Huazuar nga Javanews.al

Back to top button