Aktualitet dhe Lajme

Spaleti pas eliminimit të Italisë nga Europiani: Nuk mund të bënim më shumë se kaq, goli i dytë na preu këmbët

Share

Italia u eliminua nga Europiani pasi u mposht nga Zvicra në fazën e 1/16-ave. Pas humbjes, foli edhe trajneri Luçiano Spaleti në mikrofonat e RAI-t.

“Ai gol në fillimin e pjesës së dytë na preu këmbët, nuk ishim shumë të mprehtë. Ajo që bëri diferencën është ritmi, ne kishim një ritëm shumë inferior se ata në pjesën e parë. Edhe në lojtarët individualë atje ishte një ritëm tjetër. Ritmi dhe freskia bëjnë gjithmonë diferencën, unë i ndryshova lojtarët duke i lënë të rikuperohen dhe ndoshta për momentin këtu nuk jemi në gjendje të bëjmë më shumë se kaq. Kupa e Botës? Një diskutim që do të bëhet më vonë, duhet vazhdimësi dhe sakrifica, në shumë prej nesh nuk kemi qenë shumë të vazhdueshëm”, deklaroi ai.


Huazuar nga StartNews.

Back to top button