Aktualitet dhe Lajme

SPAK i “ha kokën” një tjetër politikani

Share

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorezuar mandatin, dy dite pasi u paraqit ne Prokurorine e Posacme.

Mësohet se Çyrbja, deputet i qarkut Durrës, ka paraqitur sot kërkesën për lënien e mandatit.

Lënia e mandatit vjen disa ditë pas pyetjes së Çyrbjas në SPAK, lidhur me një kallëzim të Edi Palokës së PD-së për abuzim me detyrën gjatë kohës kur ai drejtonte Hipotekën e Durrësit.

Por Çyrbja mohon që dorëzimi i mandatit të ketë lidhje me thirrjen në SPAK.

Në një reagim për gazetaren Esiona Konomi, Çyrbja thotë se nuk ka asnjë shqetësim të natyrës ligjore, por ka nevojë të kujdeset për shëndetin.

“Kam nevojë për kohë. Do të kujdesem për shëndetin tim. Nuk kam asnjë shqetësim të natyrës ligjore.

Dorëheqja nuk lidhet me thirrjen në SPAK. Ishte një vendim që e mora në vlerësim të situatës sime personale”, thotë ai për Report TV.


Huazuar nga skaproblem.al

Back to top button