fbpx
Aktualitet dhe Lajme

SPAK e merr të pandehur, Berisha: Më ka korruptuar dhëndri im, ke parë ti?

Share

Kreu i demokratëve Sali Berisha ka dalë nga SPAK. Për rreth 20 minuta, atij i është komunikuar akuza zyrtare dhe është marrë i pandehur për çështjen e ish-klubit sportiv “Partizani”.

Ndaj tij rendon akuza “korrupsion pasiv kryer në bashkëpunim”.

“Ato që kanë patur, asgjë tjetër përveç 500 faqe mashtrime, mashtrime, mashtrime…Më ka korruptuar dhëndri im, ke parë ti”?!, theksoi Berisha.

“Horra që shkojnë nga gjykatësi në gjykatës dhe u bëjnë format më të neveritshme të presionit me dokumenta anti ligjore. Aty gjindeshin…dokumente të Irenës me 5 mbiemra e cila i ruante Dumani në kasafortë dhe që tregonin se është një delinkuente e dënuar.

4 miliardë euro të Ramës dhe Alabbar…para të krimit të organizuar në Shqipëri. Asgjë nuk ndryshon, zbatim i një urdhri politik. Ajo është themelore është se nuk ekziston asnjë fakt apo dokument që dëshmon se në këtë proces ka pasur shkelje të ligjit. S’ka asnjë firmë të Sali Berishës”, tha ish-kryeministri.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button