Aktualitet dhe Lajme

“Shqipëria shumë e vështirë”, mesfushori spanjoll: Kemi fituar çdo ndeshje, tani duam trofeun

Share

Mesfushori i Spanjës, Mikel Merino foli për KLAN TV pas përfundimit të ndeshjes Shqipëri – Spanjë të fituar nga iberikët me rezultatin minimal 0-1.

“U ndeshëm me një skuadër shumë të mirë që luajti shumë mirë ndaj Italisë e Kroacisë. E dinim që do të ishte e vështirë, por ne dhamë më të mirën. Duhet të jemi të lumtur pasi fituam 3 nga 3 ndeshje dhe do vazhdojmë përpara.

Titulli? Ky është mentaliteti, duam trofeun. Por, duhet të mposhtim skuadra shumë të mira. Do të japim më të mirën pasi kemi besim tek aftësitë tona. Grupi është forca jonë dhe kështu duam të fitojmë Europianin”, tha Merino.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button