Shkon në 52 numri i rasteve aktive në Qarkun Dibër. Ja qyteti më “problematik”

Ka shkuar në 52 numri i të infektuarve aktiv në të gjithë Qarkun e Dibrës. Rastet më të shumta mbeten në Bashkinë e Bulqizës ku janë të shpërndarë në të gjitha njësitë administrative. Një ditë më parë, raste të reja u zbuluan vetëm në Bashkinë e Dibrës. Katër qytetar rezultuan pozitiv me SarsCov2. Ndërsa NJVKSH Dibër ka nisur gjurmimin e kontakteve.
Në Bashkitë Bulqizë, Mat e Klos nuk pati asnjë rast të ri. Megjithatë, testimet e personave që dyshojnë se janë të infektuar apo kanë shenja të sëmundjes, por testohen.
Aktualisht janë 5640 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin, ku gjysmën e këtyre raste i ka Qarku i Tiranës.
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.
Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë për të gjithë qytetarët +18 vjeç që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë./mattv.al