Aktualitet dhe Lajme

Real Madrid nuk ‘ngopet’, vë në shënjestër edhe superyllin e Liverpool

Share

Real Madrid po vëzhgon nga afër situatën e Trent Alexander-Arnold. Kontrata e mbrojtësit të djathtë me Liverpool skadon në qershorin e vitit 2025 dhe Real është një ndër klube të mëdha europiane që po ndjek situatën me kujdes, ashtu siç bëjnë gjithmonë me lojtarët e nivelit të lartë.

Aktualisht nuk ka bisedime në vazhdim për një kontratë të re.

Largimi i Klopp dhe ndryshimet e udhëheqjes në Liverpool kanë çuar në një situatë ku klubet e nivelit të lartë europian besojnë se mund të kenë një shans për të nënshkruar me Trent këtë verë.

Alexander-Arnold ka luajtur në pozicione të ndryshme për klubin dhe për Anglinë në vitet e fundit, duke shtuar vlerën e tij.

Liverpool nuk ka treguar dëshirën për të shitur lojtarin në këtë fazë, pavarësisht situatës së pazakontë kontraktore për një lojtar që ka mbi 300 ndeshje për ta.

Nuk ka asnjë tregues për dëshirën e vetë lojtarit, por Real Madridi është ndër klubet e mëdha që po ndjekin situatën me kujdes, nëse nuk arrihet një marrëveshje për një kontratë të re.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button