Aktualitet dhe Lajme
QKF Mat aktivitet për 1 Qershorin

Në kuadër të ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Qendra Kulturore e Fëmijëve Mat në bashkëpunim me Bashkinë Mat organizoi një aktivitet festiv me nxënës të shkollave të qytetit të Burrelit që janë frekuentues të QKF. Prindër e përfaqësues të pushtetit vendor ndoqën për disa minuta performancat e fëmijëve në këngë, valle me motive tradicionale e modern si dhe interpretime të ndryshme.
I pranishëm në këtë aktivitet festiv, Zëvendëskryetari i Bashkisë Mat, Myslym Zeneli bëri urimin e rastit për të gjithë fëmijët e Bashkisë Mat.
Po ashtu, ky aktivitet festiv u shoqëruar edhe me ekspozitë të punimeve të fëmijëve në vizatime, pikturë e skulpturë.
Huazuar nga MatTv