Aktualitet dhe LajmeLajme nga DibraLajmi i funditNë MaqellarëPërditshmëri

Pushime në lum, banorët e Maqellarës dhe Gjoricës kalojnë orët e nxehta buzë Drinit të Zi

Temperaturat e nxehta të ditëve të fundit kanë rritur nevojën e qytetarëve që të gjejnë një vend ku të freskohen. E nëse pjesa më e madhe i drejtohet bregdetit, banorët e Gjoricës së Bulqizës por edhe të Maqellarës së Dibrës kanë gjetur lumin Drin i Zi. Thuajse e gjithë vija lumore nga rrjedha pranë hidrocentralit të Spilesë në Maqedoninë e Veriut mbushet me pushues kryesisht gjatë orëve të drekës. Një ndër pikat më të frekuentuara është kjo pranë urës së Drinit pjesë e rrugës së Arbrit. Fëmijë e të rritur vijnë pranë kësaj ure çdo ditë për të sfiduar të nxehtin që ka mbërthyer vendin. Pushuesit thoë se arsyet e frekuentimit të lumit janë të ndryshme, por më kryesorja është pamundësia ekonomike për të pushuar në detë.

Ndiqni dhe këtë video nga Mattv.al

Muhamet Gjeleshi ka një biznes të tijin buzë Drinit. Ai thotë se frekuentimi i lumit është shumë i lartë nga banorët e Bulqizës dhe Dibrës. Ai shton se nuk po gjen mbështetje nga pushteti vendor e ai qëndror për ta zgjeruar biznesin e tij.
Lumi Drin i Zi për shkak të sasisë së madhe të tij mbetet i pastër në të gjithë rrjedhën, duke e bërë atë të frekuentueshëm për plazh gjatë stinës së verës.

 

Artikuj të ngjashëm

Back to top button