Aktualitet dhe LajmeLajmi i funditPërditshmëriShqipëria
PS fiton zgjedhjet lokale në Vorë, Berisha para Bashës me vota
PS ka fituar zgjedhjet ne Vore. Blerim Sheraj është zgjedhur kryebashkiaku i ri atje.
KQZ ka shpallur mbrëmjen e sotme rezultati për këtë bashki, e cila votoi sot me sistem elektronik.
Në garë përballë Blerim Sherajt të PS-së ishte Lulzim Vrana nga koalicioni “Shtëpia e Lirisë”, dhe Ymer Marku nga PD zyrtare.
Ajo cka bie ne sy eshte se koalicioni i Berishes me LSI, kane marre me shume vota sesa PD e Lulzim Bashes.
Rezultati:
Blerim Shehaj i PS – 7530 vota ose 69.7%
Lulzim Vrana i “Shtëpisë së Lirisë” – 2598 vota ose 24.0%
Ymer Marku i PD – 687 vota ose 6.4%
/Lajmifundit.al/