PROMOVIM LIBRI: “COPËZA JETE” | Mat Televizion

NË PREZANTIMIN E LIBRIT TË RUBJANA NIKËS MERR PJESË EDHE KRYETARI I BASHKISË MAT
“Copëza jete”, libri i parë me poezi i autores matjane Rubjana Nika, me profesion mësuese e Gjuhës shqipe dhe Letërsisë, u promovua këtë të enjte në sallën e këshillit Bashkiak Mat nga Klubi Letrar “Pjetër Budi” Mat në bashkëpunim me Bibliotekën “Pjetër Budi” Mat, ku nderoi me praninë e tij edhe kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj, N/kryetari Myslym Zeneli, N/prefekti Hasan Pasha, Drejtoresha e ZVA Mat, Shpresa Tusha, shkrimtarë e poetë, drejtues shkollash, mësues të Letërsisë, nxënës si
Pas recitimit të disa poezive të librit “Copëza jete” nga nxënësit anëtarë të “Bibliotekës Mat”, autorja Rubjana Nika dhe familjarë të saj bënë falenderime për të gjithë të pranishmit në këtë promovim si dhe për të gjithë ata që e mbështetën në botimin e vëllimit të parë poetik të saj.
Oratorët në këtë promovim e vlerësuan librin “Copëza jete” të autores matjane, mësueses së Gjuhës shqipe dhe Letërsisë Rubjana Nika, pasi përfshin një gamë të gjerë temash dhe përvojash njerëzore, duke përdorur fjalorin e pafundëm poetik për të shprehur dhe për të frymëzuar lexuesit të reflektojnë mbi botën dhe veten e tyre.
Huazuar nga MatTv