Aktualitet dhe Lajme

Presidenti Biden puth në kokë Melonin gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë, pamjet bëhen virale (VIDEO)

Share

Dy ditë më parë, presidenti i SHBA Joe Biden dhe kryeministrja e Italisë, Georgia Meloni, u takuan në një atmosferë veçanërisht miqësore në Shtëpinë e Bardhë.

Sipas agjencisë së lajmeve Ansa, presidenti amerikan e ka pritur Melonin në Zyrën Ovale, me këngën “Georgia on my mind” të Ray Charles.

Pas largimit të saj, ai i ka thënë lamtumirën duke e puthur në kokë.

Videoja tashmë është bërë virale në Twitter.

Gjatë takimit të dy udhëheqësit përsëritën mbështetjen e tyre për Ukrainën, angazhimin e tyre për të shmangur një përshkallëzim në Lindjen e Mesme dhe për të mbrojtur të drejtën e lundrimit në Detin e Kuq, i cili kërcënohet nga sulmet Houthi.

 




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button