Aktualitet dhe Lajme

Presidenti Begaj takon nënkryetarin shqiptar të parlamentit të Malit të Zi: Të forcojmë raportet me bashkëkombasit tanë në vendin fqinj

Share

Ditën e sotme, presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj, ka zhvilluar një takim me nënkryetarin e parlamentit të Malit të Zi, shqiptarin Nikolla Camaj.

Begaj shprehet se me Camajn bisedoi një sërë çështjesh. Ai tha se të dy ranë dakord, për të forcuar raportet mes shqiptarëve që jetojnë në Shqipëri dhe shqiptarëve etnikë në Malin e Zi.

“Kënaqësi të takoja Nënkryetarin e Parlamentit të Malit të Zi, politikanin shqiptar me një eksperiencë të vyer, @nikollacamaj

Ndamë bashkë mendimet mbi forcimin politik dhe ekonomik të shqiptarëve etnikë që jetojnë këtu, urë solide lidhëse mes dy popujve”, shkruan Begaj.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button