Politikë dhe… përqafime
Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të martë në Tiranë një mbledhje me drejtuesit politikë.
Pas përfundimit të mbledhjes, Rama është parë të diskutojë me ministrin Ulsi Manja, ndërsa shumica e socialistëve janë parë të buzëqeshur duke dalë nga godina e Pallatit të Kongreseve.
Kryeministri Edi Rama e ka vendosur theksin në zgjedhjen e koordinatorëve në çdo qark dhe zgjedhjet e 2025.
Gjithashtu ai i ka kushtuar dhe vëmendje diasporës, ndërsa ka kërkuar që të janë aktivë në mënyrë që të maksimalizohet vota e diasporës në favor të PS.
Burime nga mbledhja thonë se Rama ka shprehur synimin e 1 milionë votave në favor të PS në zgjedhjet e përgjithshme.
“Fusha është e hapur dhe e gjithë partia e PS duhet të jetë në sulm. Diaspora hambar votash, PS duhet t’i maksimizojë”, mësohet të ketë thënë ai.
Synimi i kryeministrit është jo vetëm për të fituar dhe siguruar mandatin e katërt, por për të siguruar edhe një rezultat të thellë dhe diferencë nga zgjedhjet e kaluara.
The post Politikë dhe… përqafime appeared first on S'ka Problem.
Huazuar nga skaproblem.al