Aktualitet dhe Lajme

Po kujdesej për qindra bimë kanabisi, përfundon në pranga 40-vjeçari shqiptar në Belgjikë

Share

Autoritetet belge kanë kërkuar një dënim prej 3 vitesh burg ndaj një 40-vjeçari shqiptar i cili u arrestua në një plantacion kanabisi në Kraainem, edhe pse sipas pretendimeve nga pala e tij ai luante një rol të vogël në gjithë veprimtarinë kriminale.

Gjatë ndërhyrjes së policisë në banesën e kthyer në plantacion për rritjen e kanabisit, policia sekuestroi tetë thasë me kanabis të gatshëm për shitje si edhe 688 rrënjë kanabisi të shpërndara në 3 dhomat e shtëpisë.

Pas hapjes së celularit personal të shqiptarit, autoritetet kanë zbuluar se ai ndodhej në Belgjikë prej 2 muajsh dhe se i ishin premtuar 3500 euro në muaj për t’u kujdesur për bimët./Albeu.com/




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button