Plasin polemikat, Gjermania e tërbuar me Taylor: dhuratë për Spanjën, mister përse nuk ndërhyri VAR

Anthony Taylor godet sërish. Spanja shkon në gjysmëfinale, ndërsa Gjermania është tërbuar duke qenë se i mungon një penallti e bujshme në kohën shtesë. Arbitri famëkeq anglez, ai i finales Roma-Sevilje të Europa League, është rikthyer në qendër të stuhisë. Në fund të një ndeshje, që duhet thënë se ishte shumë e vështirë, por që Taylor u përpoq ta menaxhonte, erdhi episodi determinues.
Në pjesën e dytë të shtesës Musiala mori topin në hyrje të zonës dhe shkarkoi të djathtën, topi goditi krahun e hapur të Cucurella, që u përpoq ta mblidhte, por e kishte ende larg pozicionit të pandëshkueshëm. Me pak fjalë, faulli i penalltisë ishte makroskopik, i shenjtë, i pakontestueshëm. Por jo për Taylor, që imitoi në mënyrë të pashpjegueshme krahun ngjitur me trupin, një situatë që në fakt nuk ekziston. Mbrojtësi spanjoll mbeti i ngurtësuar për disa sekonda, u zbeh dhe më pas rimori ngjyrën kur kuptoi se aksioni vazhdoi për shkak të gabimit kolosal të arbitrit. Megjithatë, mungesa e ndërhyrjes VAR mbetet një mister.
Lexo më tej: Video/ Aufiderzein Gjermani, Spanja bëhet gjysmëfinalistja e parë: fitore në minutën e 118’ mes polemikave
PRECEDENTI
Bilbili 45-vjeçar nga Mançesteri, mbahet mend mirë nga tifozët e Romës, të dënuar në finalen e Europa League në maj 2023 nga gafat e Taylor. Penallti shumë e dyshimtë e dhënë për Sevilla, penallti e mohuar ndaj Romës për shkak të një prekje me dorë të Fernando, shumë e ngjashme me atë të Cucurella (ndoshta nuk e ka të qartë rregulloren), menaxhim shumë i dyshimtë i kartonave (Rakitic nuk u ndëshkua me të kuqe). Një paraqitje tronditëse dhe e tillë sa për të shfrenuar inatin e Jose Mourinho, i cili në barkun e stadiumit të Budapestit e konfrontoi me fytyrë të ashpër duke bërtitur “je një turp”, duke e përkeqësuar më pas situatën në ditët në vijim.
#Video La jugada de la polémica
¿Era penal para Alemania por mano de Cucurella? Tras un remante de Musiala, la pelota dio en el brazo del jugador de España pero árbitro no la vio y el VAR no llamó.https://t.co/OnaTEQiqSW
— ESPN Ecuador (@ESPNEcuador) July 5, 2024