Lajme nga DibraLajmi i funditMaqellarëPërditshmëri

Përplasen 2 mjete në Gjoricë, disa të plagosur

Share

Dy automjete u përfshinë në një aksident ku për pak nuk rezultoi fatal, në Gjoricë të Bulqizës.

Një mjet tip benz dhe një fuoristradën u përplasën kokë më kokë mbi Urën e lumit Drin në Gjoricë, pjesë e rrugës së Arbrit.

Në të dy automjetet ndodheshin disa persona të cilët kanë pësuar lëndime, ndërsa u transportuan me urgjencë drejt spitalit Rajonal Dibër.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e këtij aksidenti.

Vendi ku ndodhi aksidenti është pjesë e rrugës së Arbrit por ende nuk është kolauduar për të qarkulluar në të. Shpeshherë ka patur aksidente pasi mjetet lëvizin me shpejtësi të lartë.

Huazuar nga Mattv.al

Artikuj të ngjashëm

Back to top button