Aktualitet dhe Lajme

Pasi dha lajmin se ishte diagnostikuar me kancer, Kris Jenner jep një tjetër lajm, fansat të trishtuar

Share

Ylli televiziv Kris Jenner tha së fundmi se do t’i nënshtrohet një operacioni për një tumor në vezore. Jenner foli për shëndetin e saj me familjen duke përfshirë të dashurin Corey Gamble dhe vajzat Kim, Khloe dhe Kendall. “Doja t’ju tregoja djema diçka. Shkova te mjeku dhe ata gjetën një kist dhe një tumor të vogël në vezoren time. Doktori më tha që duhet të më hiqen vezoret dhe jam shumë e prekur në lidhje me këtë. Aty u ngjizën të gjithë fëmijët e mi dhe aty u rritën, në barkun tim. Pra, ky është një vend shumë i shenjtë për mua”-tha Kris.

Motrat thirrën Kourtney Kardashian për ta përfshirë në bisedë. “Unë e kuptoj plotësisht se si ndihet nëna ime, sepse unë do të ndihesha në të njëjtën mënyrë,”-tha Kourtney. Jenner ka gjashtë fëmijë. “Do të jem mirë. Njerëzit shpesh më pyesin se cila është puna më e mirë që kam pasur ndonjëherë dhe unë gjithmonë kam thënë “Mami”-shtoi Jenner, duke e quajtur atë bekimi më i madh në jetën e saj. Ndërkaq, episodet e reja të “The Kardashians” transmetohen të enjten në Hulu.

Rikujtojmë se Caitlyn Jenner, ish bashkëshorti i Kris i cili u transformua në grua disa vite më parë, ka treguar se nuk flet më me ish gruan. Gjatë një interviste së fundit Caitlyn tha se:

Nuk flasim më kurrë. Edhe kur duhet të kemi ndonjë komunikim, menaxheri im flet me të.
Caitlyn kujton takimin e saj të parë me Kris, duke thënë:

Isha beqar për gjashtë vjet dhe me të vërtetë po luftoja me veten dhe me faktin se kush isha dhe se si përshtatesha me botën. Isha gati 40-vjeç kur takova Kris. Në ramë në dashuri që herën e parë që u takuam. Isha totalisht i impresionuar nga ajo dhe nga mënyra se si e jetonte jetën. Ajo kishte katër fëmijë edhe unë kisha katër gjithashtu. U martuam 5 muaj më pas. Ishte shumë e shpejtë.


Huazuar nga Javanews.al

Back to top button