Aktualitet dhe Lajme
Pas Trump, Elon Musk bën deklaratën e fortë: Kanë tentuar të më vrasin
Një sulmues i dyshuar 20-vjecar kishte qëlluar Trump nga një çati, por më pas u vra nga policia pa dhënë deklarata. Ngjarja ndodhi pasditen e së shtunës, ku për shpëtoi pa marrë lëndime të rënda.
Sakaq pas kësaj ngjarje ka ardhur një reagim nga pronari i SpaceX e Tesla CEO, i cili pretendon se dy tentativa kundër jetës së tij kanë ndodhur muajt e fundit.
Të dielën Musk shkruante në një postim, “Kohë të rrezikshme na presin,” ndërsa shtonte se “dy njerëz, në dy raste të veçanta kanë tentuar të më vrasin në 8 muajt e fundit”, duke thënë se ata ishin arrestuar të armatosur pranë fabrikës së tij të Tesla HQ në Texas.”