Aktualitet dhe Lajme
Pas Osmanit, nga Vllaznia largohet edhe Brdariç

Pas largimit të drejtorit sportiv, Tefik Osmani nga Vllaznia, ka mbërritur dhe zyrtarizimi i ndërprerjes së bashkëpunimit me Thomas Brdariç.
Lajmi është bërë i ditur nga klubi kuqeblu me një postim në rrjetet sociale.
Brdariç largohet kështu nga pankina e skuadrës shkodrane pas një viti, duke dështuar në momentin e fundit për të siguruar titullin kampion, u mund në finale nga Egnatia me rezultatin e thellë 4-0.
Njoftimi i klubit:
“KF Vllaznia njofton mbylljen e bashkëpunimit me trajnerin Thomas Brdariç. Klubi e falenderon për kontributin e dhënë në krye të skuadrës tonë gjatë kësaj periudhe dhe i uron suksese në vazhdim të karrierës së tij”.