Aktualitet dhe Lajme
Panik në Tiranë, apartamenti përfshihet nga flakët, zjarrfikësja në vendin e ngjarjes

Një apartament në Tiranë është përfshirë pasditen e sotme nga flakët. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në zonën e “Astirit” pranë një zyre postare teksa shihet se zjarri ka përfshirë apartamentin.
Deri më tani nuk ka informacione se çfarë mund ta ketë shkaktuar zjarrin ndërsa forcat e zjarrfikëses ndodhen në vendin e ngjarjes ku po punohet për shuarjen e flakëve.