Aktualitet dhe Lajme

“Njeriu më me ndikim në Itali”,ndahet nga jeta Silvio Berluskoni, Mattarella dhe Meloni të pikëlluar për këtë humbje. Mediaset mbyll transmetimet

Lajmin për vdekjen e Silvio Berlusconit e kanë konfirmuar edhe kanalet e “Mediaset”.

Të parët që e dhanë atë, të përlotur, ishin Federica Panicucci dhe Francesco Vecchi nga sudiot e “Mattina5”.

Të gjitha transmetimet “Mediaset” u ndërprenë për të shpallur një speciale për nder të liderit të Forza Italia dhe ish-presidentit ikonë të klubit italian të futbollit, Milan./h.ll

Silvio Berlusconi u nda nga jeta mëngjesi ne sotëm në moshën 86-vjeçare duke lënë pas një humbje të madhe për familjarët, gjithashtu edhe për personat që kanë bashkëpunuar me ish-kryeministrin italian ndër vite.

Pas bërjes me dije të lajmit të trishtë, për ndarjen nga jeta të tij, Italia është në zi dhe një sërë reagimesh kanë ardhur nga figura të njohura të politikës. Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, ka kujtuar të gjithë rrugëtimin e Berlusconit në politikën italiane, dhe jo vetëm, gjithashtu edhe arritjet që ai ka pasur përgjatë gjithë jetës së tij. Për Mattarellën, Berlusconi do të mbetet personi që ndihmoi në formimin e një gjeografie të re të politikës italiane, si dhe personi me humanizmin më të madh.

Me pikëllim të thellë mësoj lajmin për vdekjen e Silvio Berlusconit, themeluesit dhe udhëheqësit të Forza Italia, protagonist i sezoneve të gjata të politikës italiane dhe institucioneve republikane. Berlusconi ishte një lider i madh politik. Në një stinë trazirash të thella, “zbritja e tij në fushë”, me një parti të sapothemeluar, mori një konsensus kaq të madh, saqë ai mund të krijonte menjëherë një shumicë dhe një qeveri. Udhëheqja e Berlusconit ndihmoi në formimin e një gjeografie të re të politikës italiane, duke i mundësuar atij të shërbente katër herë si kryeministër. Në këto role ai u përball me ngjarje globale, si kriza e hapur nga sulmi ndaj Kullave Binjake, lufta kundër terrorizmit ndërkombëtar dhe trazirat financiare në fund të dekadës së parë të shekullit të ri. Ai e ka integruar në mënyrë progresive lëvizjen politike që ai themeloi në familjen popullore evropiane, duke favorizuar vazhdimësinë në drejtimin Atlantik dhe pro-evropian të Republikës sonë. Ai ishte një person me humanizëm të madh dhe një sipërmarrës i suksesshëm, një novator në fushën e tij. Ai ka pushtuar pozita absolutisht të spikatura në industrinë televizive dhe në sektorin e medias, shumë përpara përfshirjes së tij të drejtpërdrejtë në institucione.

 Ai ishte arkitekti i sukseseve të rëndësishme në botën e sportit italian. Dua të shpreh ngushëllimet dhe solidaritetin tim për fëmijët e tij, për të gjithë familjarët e tij, për partinë e tij, për ata që kanë qenë më afër tij në jetë dhe në betejën e fundit kundër sëmundjes, të luftuar me guxim dhe optimizëm shembullor. Ai ishte një person me humanizëm të madh dhe një sipërmarrës i suksesshëm, një novator në fushën e tij. Ai ka pushtuar pozita absolutisht të spikatura në industrinë televizive dhe në sektorin e medias, shumë përpara përfshirjes së tij të drejtpërdrejtë në institucione. Ai ishte arkitekti i sukseseve të rëndësishme në botën e sportit italian. Dua të shpreh ngushëllimet dhe solidaritetin tim për fëmijët e tij, për të gjithë familjarët e tij, për partinë e tij, për ata që kanë qenë më afër tij në jetë dhe në betejën e fundit kundër sëmundjes, të luftuar me guxim dhe optimizëm shembullor.

 Ai ishte një person me humanizëm të madh dhe një sipërmarrës i suksesshëm, një novator në fushën e tij. Ai ka pushtuar pozita absolutisht të spikatura në industrinë televizive dhe në sektorin e medias, shumë përpara përfshirjes së tij të drejtpërdrejtë në institucione. Ai ishte arkitekti i sukseseve të rëndësishme në botën e sportit italian. Dua të shpreh ngushëllimet dhe solidaritetin tim për fëmijët e tij, për të gjithë familjarët e tij, për partinë e tij, për ata që kanë qenë më afër tij në jetë dhe në betejën e fundit kundër sëmundjes, të luftuar me guxim dhe optimizëm shembullor”, përfundoi Mattarella.

Gjithashtu edhe kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, e pikërlluar nga ky lajm i trishtë e ka përshkruar Berlusconin si njeriun më me ndikim në historinë e Italisë.

 “Silvio Berlusconi ishte mbi të gjitha një luftëtar, ai ishte një njeri që kurrë nuk kishte frikë të mbronte bindjet e tij dhe ishte pikërisht ai guxim dhe vendosmëri që e bëri atë një nga njerëzit më me ndikim në historinë e Italisë, që e lejoi të bënte përshtypje, përparime reale dhe të veta në botën e politikës, komunikimit dhe biznesit”, tha ajo. Ndërkohë, mediat italiane bënë me dije më herët se Meloni, pasi mori vesh lajmin e trishtë ka anuluar të gjitha takimet që kishte në agjendë.


Huazuar nga MatTv

Back to top button