Aktualitet dhe Lajme

Nis sot muaji i shenjtë i Ramazanit/ Presidenti Begaj uron besimtarët: Bujaria dhe solidariteti të mbizotërojnë te secili nga ne

Share

Këtë të shtunë, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj uroi sot në ditën e nisjes së muajit të shenjtë të Ramazanit besimtarët myslimanë.

“Ramazan sa më të begatë e agjërim sa më të lehtë për të gjithë besimtarët myslimanë!

Uroj që bujaria dhe solidariteti, dy tipare thelbësore të këtij muaji, të mbizotërojnë te secili nga ne për t’u afruar më shumë me Zotin.
Le të kujtojmë e të kujdesemi dhe për ata që pamundësia i ka bërë të mos gëzohen si gjithë të tjerët, e t’i ndihmojmë me bindjen e plotë se dhënësi përfiton më shumë se marrësi.

Muaji i Ramazanit mbart në vetvete edhe një tjetër bekim: mundësinë për të ruajtur lidhjet familjare e për të respektuar çdokënd me të cilët bashkëndajmë këtë vend.

Le ta shfrytëzojmë këtë mundësi për t’u bërë më të mirë e për ta bërë edhe vendin tonë më të begatë!”, shkroi Presidenti Begaj në llogarinë e tij në rrjetin social facebook.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button