Aktualitet dhe Lajme

Nga një lojtar premtues në Itali tek shpërthimi në Turqi: Rey Manaj, kërcënimi për Spanjën

Share

Spanja do të ballafaqohet me Shqipërinë në një ndeshje ku nuk ka asgjë për t’u luajtur për spanjollët përveç një ndeshje për të mbajtur në nivel besimin dhe ndeshjet e mira që kanë dhuruar deri më tani.

Në këtë ndeshje mund të shohim të aktivizuar disa lojtarë të “planit të dytë” si Mikel Merino, Alejandro Grimaldo, Dani Vivian, Joselu, Ayoze Perez në mesin e lojtarëve të tjerë.

Të gjithë sytë janë tek kjo ndeshje do të jenë mbi atë se çfarë mund të ofrojë Shqipëria. Një kombëtare me disa lojtarë të njohur në futbollin spanjoll si Ivan Balliu dhe mbi të gjitha Rey Manaj. Sulmuesi do të luajë me Spanjën pas një rruge të gjatë për të gjetur formën e tij më të mirë.

Në fakt, ai kaloi nëpër ekipe si Granada dhe Albacete, me këtë të fundit që gati siguroi promovimin në elitën e futbollit spanjoll. Një lojtar i cili mund të shënojë në çdo rast për t’i siguruar shtetit të tij një vend në mesin e 16 kombëtareve më të mira.

Rruga për të gjetur vendin të cilit i përkisni

Historia e këtij lojtari është mjaft interesante. Në harkun e pesë viteve ai veshi fanellën e gjashtë ekipeve të ndryshme në Itali: Piacenza, Cremonese, Sampdoria, Inter, Pescara dhe Pisa.

Gjashtë skuadra në formë huazimi dhe disa mundësi të tjera derisa e provoi fatin e tij në Spanjë tek Granada dhe Albacete, por numrat nuk funksionuan mirë. Përkundër kësaj, Barcelona besoi në talentin e tij dhe e bëri pjesë të saj.

“Më dukej sikur po luaja FIFA në Playstation, por ishte gjithçka e vërtetë. Për disa muaj kisha nderin të vrapojë dhe të stërviste përkrah Messit.

Nuk flisja shumë, por dëgjoja gjithçka. Gjatë atyre kohëve, një tjetër klub nga La Liga më deshi mua, por Barcelona vendosi të më mbajë”, kishte thënë Manaj dikur në një intervistë.

Gjatë asaj kohe pas largimit të Messit nga Barcelona u shkaktua një konfuzion tek blaugranasit dhe Manaj ishte “viktimë” e saj. Largimi i Messit, reduktimi i pagës nga Pique për të nënshkruar me Depay dhe Eric Garcia.

Ai u largua me një letër nga Watfordi që shpejt e la atë pa ekip, dhe kur ishte lojtarë i lirë Sivasspori i besoi atij.

Që nga ai moment Manaj ka kthyer besimin e tij tek golat, që prej këtij sezoni ai ka qenë në gjendje të shënojë 18 gola në Superligën e Turqisë, duke qenë golashënuesi i tretë më i mirë në ligë. Shifrat e tij u tejkaluan vetëm nga Mauro Icardi me 25 dhe Edin Dzeko me 21 gola.

Një referencë që tregon se kush është lojtari më i rrezikshëm i Shqipërisë, një premtim i cili tani është një realitet. /Telegrafi/




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button