Aktualitet dhe Lajme

Netanyahu gati të japë miliona dollarë për të liruar çdo peng

Share

Në një përpjekje për të siguruar lirimin e pengjeve që kanë mbetur në duart e Hamasit , kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu thuhet se është i gatshëm t’u ofrojë rrëmbyesve “miliona dollarë” për çdo peng që ata lirojnë, sipas një raporti të Channel 12 të cituar nga Times of Izraeli.

Sipas raportit, kryeministri izraelit thuhet se është i gatshëm t’u garantojë rrëmbyesve që lirojnë pengjet “dalje të sigurt” nga Rripi i Gazës për veten dhe familjet e tyre.

Nga 251 pengjet e marra në Rripin e Gazës pas sulmit të paprecedentë të nisur nga Hamasi më 7 tetor 2023, vlerësohet se rreth 100 mbeten në enklavën palestineze, ndërsa nuk dihet se sa prej tyre janë gjallë.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button