Aktualitet dhe Lajme

Ndërtoi pa leje një objekt në vijën bregdetare, procedohet penalisht 53-vjeçari në Dhërmi

Share

Një 53-vjeçar është proceduar penalisht në kuadër të operacionit policor të koduar “Coastline”, për lirimin e hapësirave nga ndërtimet pa leje, brenda vijës bregdetare, në qarkun Vlorë. Mësohet se 53-vjeçari ndërtoi pa leje një objekt me strukturë druri (beach-bar), në vijën bregdetare në Dhërmi.

Në bashkëpunim me Policinë Bashkiake dhe IMT Himarë, bëhet me dije se është rikthyer në gjendjen fillestare hapësira e plazhit në fjalë.



Huazuar nga Lapsi.al

Back to top button