Aktualitet dhe Lajme

Media izraelite, Kan: Është arritur një armëpushim në Liban

Share

Burime të qeverisë izraelite raportohet se kanë njoftuar televizionin publik izraelit “Kan” se marrëveshja e armëpushimit në Liban është e mbyllur. Sipas raportimeve, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tani po studion se si t’ia shpjegojë këtë publikut. Megjithatë, media libaneze “Lbci” citon një koment të ndërmjetësit amerikan, Amos Hochstein sipas të cilit raportimet se Izraeli ka dhënë dritën jeshile nuk janë të sakta.

Sipas medias publike izraelite, në mbrëmje Netanyahu zhvilloi një konsultim sigurie me ministrat. Në qendër të diskutimit ishte liria e veprimit të IDF në zonën kufitare midis Sirisë dhe Libanit. Sipas burimeve pranë delegacionit amerikan, Izraeli ka marrë garanci nga Uashingtoni për lirinë e veprimit në rast të shkeljes së marrëveshjes.

Ndërkohë sipas Channel 14, një transmetues i konsideruar i afërt me kryeministrin, Netanyahu e bëri të qartë në diskutimet me ministrat se kushti themelor në këtë çështje është që ne të vendosin se çfarë konsiderohet ‘shkelje’. Çështja tjetër, që kanë raportuar prej ditësh burime izraelite, është përbërja e komitetit ndërkombëtar mbikëqyrës në Liban.

Sipas gazetës libaneze “l’Orient du Jour”, armëpushimi në çdo rast do të ishte vetëm i përkohshëm, në pritje të negociatave më të gjera për një armëpushim përfundimtar, por ndërsa ndalimi i luftës duket gjithnjë e më i arritshëm. Më 20 nëntor, Hochstein, duke folur për një mundësi reale për t’i dhënë fund armiqësive, ai tha se qeveria libaneze dhe Hezbollahu e kishin pranuar kryesisht propozimin e armëpushimit të SHBA-së, megjithëse me disa çështje të pazgjidhura.

Më tej theksohet se Izraeli nisi sot një seri sulmesh ajrore në periferitë jugore të Bejrutit, njoftoi agjencia shtetërore libaneze e lajmeve NNA. Sipas “L’Orient du Jour’, 12 ndërtesa u goditën. Ndërsa sipas raportimeve nga ushtria izraelite sot disa persona janë plagosur për shkak të lëshimit të raketave nga Hezbollahu, i cili lëshoi ​​më shumë se 250, duke përfshirë edhe dronë, gjatë ditës drejt Izraelit verior dhe qendror. Hezbollahu kishte pretenduar më parë se kishte shkatërruar gjashtë tanke izraelite Merkava në Libanin jugor, pesë prej tyre në zonën strategjike bregdetare të Bayada.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button