Aktualitet dhe Lajme

Me pranga në duar, momenti kur policia futet në Big Brother dhe arreston Liam Osmanin

Share

Arrestimi i Liam Osmanit brenda Big Brother VIP Albania ishte kryefjalë e mediave ditën e djeshme. Një ditë pas arrestimit të Liamit brenda BBV3, kanë dalë edhe pamjet e arrestimit.

Në emisionin e “Top Story” janë publikuar pamjet, ku shihet momenti kur operacionalja merr me pranga Liam Osmanin, i cili nuk kishte as 24 orë që ishte futur në shtëpinë e madhe.

Kujtojmë që Osmani u ndalua pasi Prokuroria e Tiranës, më datë 09.05.2022, ka dërguar urdhrin për ekzekutimin e vendimit penal të datës 23.02.2022, për dënimin e këtij shtetasi me 2 vjet e 6 muaj burgim për veprën penale “Mashtrimi”.

Liam Osmani në vitin 2019, nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar 17 bileta turistike për në Gjermani, për të cilat nuk ka kryer pagesat përkatëse.

Lexo edhe: Nga Donaldi te Luizi e deri te Liam Osmani, precedentët me drejtësinë dhe heshtja e Top Channel

A ju ndihmoi ky artikull?

PoJo


huazuar nga newsbomb.net

Back to top button