Aktualitet dhe Lajme

‘Më ndihmoni të eci sërish’/ Dhimbja në shpinë prej vitesh e ka “mbërthyer” pas karriges me rrota, i riu apel shqiptarëve

Share

Prej 10 vitesh, 36-vjeçari Guxim Gogo, ndodhet i “mbërthyer” pas një karrigeje me rrota. Nuk ishte një aksident që i ndryshoi jetën krejt papritur të riut që kishte aq shumë dëshira dhe plane për jetën e tij, por një dhimbje e fuqishme në pjesën e shpinës.

Ishte një ditë maji kur Guximit i nisi dhimbja e papritur në shpinë. Menjëherë ai u drejtua në QSUNT për të marrë ndihmën e parë, mirëpo pasi mjekët i bënë një qetësues i riu, aso kohe 26 vjeç, nuk i ndjeu më këmbët.

Pavarësisht përpjekjeve të shumta dhe konsultave të vazhdueshme, mjekët nuk arritën të gjejnë shkakun e paralizës së tij të menjëhershme.

10 vite më pas shkenca ka përparuar mjaftueshëm sa për t’i dhënë Guximit shpresë dhe mundësi të mëdha që të ngrihet sërish në këmbë.

Faqja ne GoFundMe

Shpresa për Guximin vjen nga Turqia ku në sajë të vendosjes së një pajisjeje specifike, trajtimit me anë të qelizave staminale dhe fizioterapisë intensive, shanset janë të mëdha që të ecë. Por që kjo ndërhyrje të realizohet Guximi ka nevojë për të gjithë shqiptarët.

Duke qenë se ndërhyrja kushton 70 mijë euro, familja e 36-vjeçarit nuk ka mundësi ta përballojë, për këtë arsye Guximi dhe familjarët e tij me zemër në duar u kanë bërë apel shqiptarëve që ta ndihmojnë dhe kontribuojnë me aq sa kanë mundësi me qëllim që ai të  kthehet si dikur.

Ata kanë hapur një llogari në GoFundMe për të siguruar shumën që Guximit i nevojitet për ndërhyrjen.

MUND TË KONTRIBUONI KËTU

Për të gjithë ju që kërkoni një alternativë tjetër për të kontribuuar më poshtë gjeni numrin e llogarisë.

Numri i llogarisë: Guxim Gogo

Credins Bank , Iban: AL81212110090000000000819419

“Përpjekjet e vazhdueshme gjatë kësaj dekade për të gjetur kurim, i kanë shteruar mundësitë e tij financiare, duke e bërë të pamundur përballimin e një kostoje të tillë.

Në pamundësi që miqtë, të afërmit e familjarët të plotësojnë këtë shumë, kërkojmë ndihmën tuaj që Guximit t’i rikthejmë shpresën dhe dëshirën për të jetuar.

Kontributi juaj, sado i vogël qoftë, për Guximin do të ishte shansi i një jete të re të cilën e ëndërron prej 10 vitesh. Bashkë mund t’ia dalim!, shkruajnë familjarët e Guximit.


Huazuar nga Javanews.al

Back to top button