Lajme nga DibraPërditshmëriShqipëria

Me 29 Nëntor hapet edhe segmenti i rrugës së Arbrit në Gjoricë?

Me datë 29 Nëntor pritet që të hapet qarkullimi në rrugën e Arbrit nga Tirana deri në fshatin Fshat. Kjo është lajmëruar vetë nga kryeministri Edi Rama, pak ditë më parë. Por siduket pjesë e hapjes së segmenteve të rrugës së arbrit për lëvizjen e automjeteve do të jetë edhe ai nga Ura e Çerenecit deri në Maqellarë. Firma nënkontraktore ka nisur punën për vendosjen e barrierave metalike anësore. Fillimisht po punohet që në të dy anët e karrexhatës të hidhet zhavor, e më pas të vendosen barrierat. Banorët e Gjoricës shprehen se hapja zyrtarisht e këtij aksi për lëvizjen e automjeteve, është gjë e mirë, ndonëse atyre si banorë ju mungojnë nënkalimet apo mbikalimet. Banorët thonë se më problem do ta kënë fëmijët për shkak të afërsisë së madhe të rrugës me banesat.

Ky segment i rrugës së Abrit është përdorur pjesërisht deri tani pasi firma nënkontraktore në mënyrë të vazhdueshme ka bllokuar të dyja hyrjet e kësaj rruge.

Huazuar nga Mattv.al

Artikuj të ngjashëm

Back to top button