Aktualitet dhe Lajme

Mbyllen hetimet për Lefter Allën, SPAK e merr të pandehur

Rekamë

Puno në Angli

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion mbylli hetimet dhe dërgoi për gjykim ish-kryebashkiakun e Bulqizës bashkë me 12 persona të tjerë. Prokuroria e Posaçme i komunikoi akuzat Lefter Allës, i cili tashmë është marrë i pandehur.

 SPAK e hetoi ish-kryebashkiakun për  veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikim i formularëve.

Alla akuzohet se ka shkelur barazinë në tendera dhe ankande publike dhe ka shpërdoruar detyrën. Nga hetimi ka rezultuar se për Lefter Allën evidentohet qartësisht se ka shkelur procedurat e prokurimit publik të 30 prillit 2021 për ndërtimin e rrjetit të furnizimit dhe të shpërndarës së ujësjellës-kanalizimeve, në Lagjen e Vjetër të qytetit të Bulqizës.

Sipas SPAK, Kryebashkiaku Alla, së bashku me zyrtarë të tjerë përgjegjës të bashkisë, kanë krijuar avantazhe gjatë procedurës së prokurimit në mënyrë që garën ta fitonte kompania që donin ata.

 Madje nga hetimet ka rezultuar se firma pjesëmarrëse në prokurim paraqiste vetëm dokumetacionin, ndërsa në terren punimet kryheshin nga një tjetër firmë, administratori i së cilës kishte lidhje të afërt me Lefter Allën.


Huazuar nga Mattv

Back to top button