Aktualitet dhe Lajme
Lajm i fundit/ I shpërthen bombola e oksigjenit, humb jetën polumbari në Sarandë
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë mbrëmje në Sarandë. Në afërsi të Portit Detar të Sarandës, një polumbari ende të paidentifikuar, dyshohet se i ka shpërthyer aksidentalisht gjatë zhytjes në det bombula e oksigjenit, ku për pasojë ka humbur jetën.
“Sarandë/Informacion paraprak. Sot, në afërsi të Portit Detar të Sarandës, një polumbari ende të paidentifikuar, dyshohet se i ka shpërthyer aksidentalisht gjatë zhytjes në det bombula e oksigjenit, ku për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë”, – njofton policia. /LAPSI.al
Huazuar nga Lapsi.al