Aktualitet dhe Lajme

Kovashicë – Bllacë shtrohet me asfalt

Share

Një tjetër rrugë fshati po asfaltohet në Bashikinë e Bulqizës. Bëhet fjalë për rrugën e fshatit Bllacë në Njësinë Administrative Shupenzë ku ndodhet edhe vendi i shenjtë i teqesë së Bllacës. Rruga me gjatësi afro 3.6 kilometra që nis nga rruga e asfaltuar në fshatin Kovashicë dhe përfundon pranë teqesë së Ismail Jangullit në fshatin Bllacë, po asfaltohet e gjitha. Banorët e Bllacës thonë se  përfitimet nga asfaltimi i rrugës janë të shumta që nga vizitorët që tërheq teqeja e Bllacës e deri tek transport ii prodhimeve bujqësore drejt qendrave urbane. Banorët shpresojnë që investimi të vijojë edhe pak më larg që është parashikuar në projekt, pasi zhvillimi ekonomik do të jetë akoma më i madh.

Nga ana tjetër banorët shpresojnë që këto investime do të ndikojnë direkt për zhvillimin e zonës dhe rikthimin e atyre banorëve që janë larguar për të investuar në vendlindjen e tyre.

Vlera e investimit është rreth 34.4 milion lekë të rinj dhe punimet pritet të mbyllen brenda një afati kohor prej 1 muaj ditë kalendarike.


Huazuar nga MatTv

Artikuj të ngjashëm

Back to top button